Xherdan Shaqiri, mesfushori i Stoke Cityt, ka zbuluar se cila ligë është më e forta në botë, pa mëdyshje.
Ylli i zviceranëve, Xherdan Shaqiri gjatë karrierës së deritanishme ka luajtur në Zvicër, Gjermani, Itali dhe Angli, ku aktualisht është pjesë e Stoke Cityt.
Ish anëtari i Baselit, Bayern Munichut dhe Interit mendon se Premirliga është më e forta në bote.
“Cila është liga më e mirë? Natyrisht Premierliga”, ka deklaruar mesfushori kosovar për Langenthalertagblatt.
“Me Stoke duan të përfundojë sezonin më mirë sesa sezonin e kluar, kur kishim përfunduar në vendin e nëntë”, ka theksuar Shaqiri.