Kërkuan që të bëjnë shaka me Gjokoviçin, loja me sozinë e Noles

Ish-tenisti më i mirë i botës serbi Novak Gjokoviç, edhe kur mungon nëpër turne, është, megjithatë, i pranishëm dhe këtë e provon edhe ndodhia e mëposhtme. Organizatorët e Turneut të Mjeshtrave në Majami të Floridës, në përpjekje për të bërë një shaka miqësore në kurriz të Gjokoviçit që nuk merr pjesë në këtë turne, gjetën një sozi të tij dhe publikuan në twitter një foto të tij, duke e pyetur atë (Gjokoviçin e vërtetë), nëse kishte ndonjë vëlla binjak. Por përgjigja e Noles, sikurse thërrasin shkurt Gjokoviçin, ishte origjinale dhe plot stil: “E shikoj se ju mungoj!”.

sfidanti.al