Rregull i ri në tenisin e femrave, trajnerët do japin këshilla nga tribuna!

Drejtori ekzekutiv i shoqatës së tenisit, ATP, Stiv Simon, paralajmëroi një ndryshim të madh në tenisin e femrave, sipas të cilit, trajnerët do të mund t’u japin këshilla tenisteve të veta nga tribunat! “Përvoja e dhënies së këshillave e të udhëzimeve në pauzat mes gejmeve, deri tani, ka qenë pozitive dhe mendoj se ajo duhet të vazhdojë edhe në të ardhmen. Nuk e di se cili do të jetë hapi tjetër, por shpresoj se, shumë shpejt, do të shohim se trajnerët do të japin këshilla nga tribunat, pasi edhe kështu do të mund të ndihmohet që ky sport të zhvillohet më tej. Unë jam plotësisht në favor të kësaj risie”, tha Simoni. Sipas rregullave të tanishme, trajnerët mund të japin këshilla ose udhëzime vetëm gjatë pauzave mes gejmeve, ndërsa nuk u lejohet që ta bëjnë këtë nga tribunat.

sfidanti.al