Ishte lufta që e kërkuan që të dy, dhe që federata WBC ua lejoi. Kampioni Diontei Uajlder dhe sfidanti Tajson Fjuri do ta zhvillojnë revanshin mes tyre, në peshat e rënda të boksit profesionist. Pas shëmtisë së prag-ndeshjes, dhe spektaklit të dhunshëm në ring, Fjuri e kërkoi dhe Uajlder e pranoi që të ketë një riluajtje.
Kampioni i federatave të tjera (WBO, WBA, IBF), Entoni Xhoshua, do të duhet “të presë i vetëm” në stadiumin “Uembli”, ku shpresonte të ndeshej me njërin prej tyre prillin e ardhshëm. “Uajlder e Fjuri, – deklaroi WBC-ja, – i dhanë boksit një nga ndeshjet më të mëdha të kësaj kategoria për një kohë të gjatë”. Dueli në Los Anxhelos përfundoi në barazim, ndonëse Fjuri ishte më mirë gjatë gjithë kohës, ndërsa Uajlder e rrëzoi dy herë nokdaun në raundet 9 dhe 12.
Sfidanti.al