Ndonjehere merr nje vendim ne jete qe me pas as nuk e kujton, por qe pas shume vitesh te sjell perfitime financiare. Kjo ka ndodhur me ish ciklistin amerikan Lens Armstrong. Perpara rreth 10 viteve, Armstrong investoi 100 mije Dollare te nje kompani e re e asaj kohe, Uber. Ciklisti sic e pohon vete, nuk e dinte se cfare ishte kjo kompani dhe mendonte se investimi i tij ishte blerje aksionesh ne Twitter apo dicka e tille, por ne fund ky investim e beri milioner.
Kur Armstrong beri investimin e tij, vlera e Uber ishte 3.7 milione Dollare, ndersa tani ajo eshte 76 miliarde keshtu qe eshte e lehte te kuptohet se shifra e perfituar nga ky investim eshte shume i madh.
Vlen te kujtohet se ne 2012, pasi pranoi perdorimin e dopingut, Armstrongut iu hoqen te gjithe titujt e medaljet e fituara nderkohe qe humbi miliona dollare nga kontratat me sponsoret e tij. Tani duket se Universi deshiron qe Armstrong dhe familja e tij te jene serish te pasur. E tille eshte jeta.
Sfidanti.al