Totenhemi mund të ndihmojë Strakoshën duke marrë Rajën nga Brentfordi!

Natyrisht, fati i një portieri nuk është thjesht një “rregull treshi”, por gjithsesi kjo gjë mund të ndikojë. Tomas Strakosha mund të marrë një lajm të mirë që mund të bëjë që të mos largohet nga Brentfordi. Mediat angleze raportojnë se Totenhemi kërkon në verë shërbimet e portierit titullar të Brentfordit, spanjollit David Raja, dhe kjo mund t’ia hapë rrugën shqiptarit. Strakosha ka luajtur vetëm një ndeshje titullar këtë sezon, atë të së shtunës në Kupën e Anglisë ndaj Uest Hemit (0-1), ndërsa shpreson për më shumë. Është diskutuar që gardiani kuqezi mund të kërkojë skuadër tjetër, ndërsa tani duhet parë se çdo të ndodhë. Totenhemi kërkon një zëvendësues afatgjatë për Hugo Jorisin pasi kapiteni i Francës është në moshë të madhe.

Sfidanti.al