Gjokoviç fiton në Adelajde, mbërrin Nadalin dhe synon rekordin e titujve

Ish-tenisti numër 1 në botë, që besohet se do të kthehet sërish në fron, kaloi me sukses provën e parë të vitit duke marrë trofeun e parë. Novak Gjokoviç triumfoui në Turneun ATP në Adelajde të Australisë dhe barazoi legjendën spanjolle, Rafael Nadal, për numrin total të titujve. Që të dy kanë nga 92, ndërsa Nole ia ka vënë syrin rekordit absolut, diçka që mund ta ketë objektiv edhe Rafa. Më pranë tyre është Ivan Lendl me 94 tituj, Rozher Federer ka 103 dhe i pari është Xhimi Konors me 109. Gjokoviçi triumfoi me vështirësi në finale në Adelaide ndaj amerikanit me origjinë çeke, Sebastian Korda. Sfida përfundoi pas 3 orësh e 9 minutash me rezultatin 2-1 me sete: 6-7, 7-6 e 6-4.

Sfidanti.al