Trajneri më i mirë i botës mund të ishte shpallur fare mirë Pep Guardiola. Po ashtu Maurisio Poçetino apo Fernando Santos. Gjithsesi, trofeun prestigjioz ndërkombëtar këtë sezon e fitoi një tjetër dhe ky ishte Jurgen Klopi. Gjermani fitoi Championsin me Liverpulin dhe u shpërblye me çmimin si Trajneri më i mirë në botë për këtë vit, në ceremoninë e FIFA-s.
Klopi pasoi në këtë “Olimp”, trajnerin e Francës, Didie Deshamp, që triumfoi vitin e kaluar pasi u shpall kampion i botës në Rusi. Klop, gjithsesi u vlerësua edhe sepse humbi vetëm një ndeshje në Premier Ligën angleze, dhe përfundoi me vetëm 1 pikë më pas sesa Mançester Siti, duke vendosur një rekord për Liverpulin dhe për gjithë skuadrat angleze, me përjashtim të Sitit, pasi fitoi 97 pikë. Vlen të theksohet se të tre vendet e para, pra podiumi, ishin të Premier Ligës angleze.
Sfidanti.al