Tre javë për t’u përgjigjur, përndryshe atletika ruse mund të përballet me sanksione të reja. Agjencia Botërore Antidoping, WADA, vendos sërish Rusinë në shënjestrën e saj pasu zbuloi disa mospërputhje tek të dhënat e marra nga laboratori I Moskës.
Në shënjestrën e WADA janë të dhënat që laboratori antidoping I Moskës I dërgoi në muajin janar të këtij viti sipas rregullave të vendosura për rehabilitimin e laboratorit pas skandalit me të dhënat e manipuluara në Lojërat Olimpike të Socit dhe që solli skuaalifikimin e sportistëve rusë.
Autenticiteti I të dhënave të ofruara nga laboratori ishte një prej kushteve thelbësore për të ripranuar Agjencinë Ruse të Antidopingut-kujtoi WADA duke nënvizuar se edhe manipulimi më I vogël I të dhënave do të sillte ndëshkime më të rëndë.
Ndërkohë, Federata Ndërkombëtare e Atletikës vendosi të mbajë ndëshkimin me përjashtim të atletëve rusë nga Botërori i Dohës që do të nisë të premten. IAAF e pezulloi Rusinë nga aktivitetet në vitin 2015 edhe pse shumë prej atletëve të këtij vendi mund të garojnë gjithsesi me një leje speciale nën flamur neutral.
Sfidanti.al