Sezonin e kaluar në Champions, diçka e veçantë ndodhi në stadiumin e Torinos. Ferencvaroshi kaloi në epërsi ndaj Juventusit në fazën e grupeve dhe autor i golit ishte Myrto Uzuni. Sulmuesi shqiptar shkoi në cep të fushës dhe festoi sipas stilit të Kristiano Ronaldos, që ishte në fushë për italianët. Në përfundim të ndeshjes, CR7 shkoi për ta takuar shqiptarin dhe i dha fanelën e tij me numrin 7. Një imitim të tillë e bëri edhe lojtari i Evertonit, Andi Taunsend, pasi barazoi për Evertonin në “Old Traford” ndaj Mançester Junajtidit në kampionatin anglez. Edhe ai shkoi të festonte si portugezi, por Kristiano nuk e pati fare mendje për ta përgëzuar apo për t’i dhënë fanelën sepse doli nga fusha tepër i mërzitur për barazimin 1-1.
Sfidanti.al