Tamam si supermen: Lebroni i luan të gjitha të 48 minutat kundër Bostonit!

Klivlend Kavaliersat do të luajnë edhe në një finale tjetër të NBA-së, duke qenë se ky ekipi mundi 79-87 Bostonin në ndeshjen e fundit të Konferencës Lindore. Përsëri, nr.1 i ndeshjes ishte Lebron Xhejmsi që konfirmoi edhe një herë tjetër se ai është, me të vërtetë, një njeri-makineri, mbasi “mbreti” e mbylli ndeshjen në fjalë me 35 pikë, 15 kërcime dhe nëntë asistenca, por, sidoqoftë, ajo që bie në sy, është minutazhi i tij në fushë. Xhejmsi, mëgjithëse është 33 vjeç, të gjithë ndeshjen ndaj Bostonit e kaloi në parket, pra, i luajti të gjitha të 48 minutat të ndeshjes gjë që, në fakt, është një diçka shumë e rrallë në sportin e basketbollit.

Kundërshtar i Klivlendit në finalen e madhe të NBA-së do të jetë ekipi fitues i finales së Konferencës Perëndimore, ku do të vihen përballë Golden Stejti dhe Hjustoni.

Sfidanti.al