Befasi qysh ditën e pare të Rolan Garrosit, “bie” titullmbajtësja Ostapenko!

Kampionia në fuqi e turneut kryesor Grand Slam, Rolan Garos, Jelena Ostapenko e Letonisë, u eliminua që ditën e parë të tij nga tenistja ukrainase, Katerina Kozllova që është e 66-ta në listën e ATP-së. Ostapenkon që është e pesta në këtë listë, e pret një rënie e madhe në listën e re të ATP-së që do të publikohet menjëherë pas këtij turneu.

Tenistja ukrainase, Kozllova, ftoi me sete 2-0 (7-5, 6-3), duke arritur kështu, ndoshta, fitoren më të madhe në karrierën e saj. Dita e parë e turneut të madh të Parisit ishte “fatale” edhe për Venus Uiliamsin që u mund me dy sete (6-4,7-5) nga kinezja Xhiang Vang.

Sfidanti.al