Mbas njoftimit të trajnerit të ri të Italisë, Roberto Mançini, se Mario Baloteli do të ishte zëvendëskapiten në përfaqësuese, një pjesë e opinionit publik italian e tregoi fytyrën e vet të vërtetë. “Azurët” mundën 1-0 në një ndeshje miqësore Arabinë Saudite me gol të shënuar nga Baloteli.
Në tribunën e stadiumit u shfaq një parrullë, ku shkruhej “Il mio capitano e’ di sangue italiano “(Kapiteni im ka gjak italian), duke aluduar për shiritin eventual të kapitenit që mund t’i jepet edhe Mario Balotelit, prindërit ë vërtetë të të cilit janë nga Afrika. Sidoqoftë, policia ndërhyri dhe e hoqi menjëherë parrullën në fjalë.
Sfidanti.al