Tajson Fjuri: Isha tifoz me Xhoshuan, por e mund me një dorë!

Prag ndeshja Kliçko-Xhoshua nuk pati nga këto. Të dy boksierët u treguan kalorës të vërtetë, ndërsa në horizont duket një tjetër përballje e madhe, por që pritet të ketë më shumë betejë jashtë ringut. Tajson Fjuri, kampioni britanik me klas, është gati të ndeshet me patriotin e tij, Entoni Xhoshua, për të cilin u gëzua kur mundi gjigandin Kliçko, por ndaj të cilit duket krejtësisht i sigurt.

“Ju betohem që isha tifoz me Xhoshuan, – tha Fjuri, – bërtita me të madhe kur ai fitoi dhe më pëlqeu shumë ndeshja. Më pëlqeu sesi Entoni përballoi një kundërshtar me aq shumë përvojë dhe me një arsenal aq të madh si Kliçko”. Gjithsesi, fjalët e tjera të Fjurit nuk ishin aq dashamirëse për rivalin e tij të mundshëm.

“Në fund të fundit, Xhoshua është një peshëngritës që është pompuar shumë, – tha boksieri tjetër, – dakord, stili i tij ishte shumë i mirë, por unë kam stilin tim. Unë e mund Xhoshuan edhe me një dorë, madje pa bërë nxemje fare. Unë nuk jam 41 vjeç si Kliçko, por 28, dhe Kliçko nuk do të më kishte lëshuar grushtat që i lëshoi Xhoshuas”. Të shohim se kur mund të jetë kryendeshja tjetër, ajo Fjuri-Xhoshua.

Sfidanti.alxhoshua brezat