Mallkim dëmtimesh për Murinjon, si ia bën me 9 lojtarë jashtë?!

Shikon kalendarin, e mbyll bllokun, dhe sërish i kthehet. Zhoze Murinjo duket sikur është bërë për të folur me vete, ndërsa afron fundi i sezonit. Mançester Junajtid ka shumë dëmtime, dhe ndeshjet janë të shumta e pranë-pranë. Plot 9 dëmtime në fillim të majit janë një mallkim i vërtetë dhe lista është impresionuese: Ibrahimoviç, Roho, Mata, Smolling, Xhons, Pogba, Fosu-Mensah, Beili dhe Shou.

“Shpesh ndodh që ta paguash shtrenjtë suksesin, – tha Mou, – nëse ne eleminojmë Seltën, atëherë të mërkurën e 24 majit do të luajmë finalen e Ligës së Europës, ndërsa të dielën e 21 majit kemi ndeshjen ndaj Kristal Palasit në kampionat. Përveç kësaj, dy ditë më herët (19 maj) kemi përballjen me Sauthemptonin. Kjo do të thotë se ne do të ishim në prag të katastrofës”.

Murinjo lëshoi kërcënimin për Federatën Angleze, që të ndryshojë kalendarin. “Ka mundësi që në vend të ekipit të parë, ndaj Kristal Palasit të dalë në fushë skuadra U23 e drejtuar nga Niki Bat, – tha portugezi, – shpresoj që Palas të mos ketë nevojë për pikë që të qendrojë në Premier sepse ndryshe do të ishte shumë e vështirë që 23-vjeçarët tanë të luanin me ta”.

Sfidanti.al