Spanja del kampion bote U20, por kombëtarja e femrave është në luftë

“Furitë e Kuqe” po tregojnë se topkëmbën po e zhvillojnë lart edhe për gratë. Jo më kot Spanja U20 doli kampione e Botës, në një sukses që do të mbetet në kujtesë, por pikërisht në këtë kohë mediat flasin për “luftë civile” në ekipin kombëtar të të rriturave. Sipas medias “El Konfidensial” (El Confidencial), së cilës i referohet “El Mundo Deportivo”, kapitenet e Barcelonës kanë kërkuar nga presidenti i Federatës që të shkarkojë trajnerin. “Kapitenet e Barçës kërkojnë kokën e Horge Vildës”, shkruan e përditshmja katalanase, ndërsa kapitenet janë Aleksia Putejas (futbollistja më e mirë e botës), Patri Guiharro dhe Irene Paredes.

Sfidanti.al