U trukua apo s’u trukua ndeshja e boksit ? Politika kaloi në orgazëm…

Nëse do të guxonim ta bënim pyetjen, do të tingëllonte tejet naive: Përse politika ndizet më shumë me historitë e trukuara në sport, sesa me deshjet e pastra! Përgjigja nuk ka pikë mëshire: sepse vetë politika është një “sport i trukuar” ! Do te skaliten në “muzeumin e hipokrizisë” fjalet e boksierit Marku thënë zotit Rama: “ Ti do te fitosh prape zgjedhjet, ndersa une do ta dalë kampion bote..”

Rasti më i freskët, kur politika kaloi në orgazëm për një ndeshje me më shumë dyshime se sa të vërteta, mjaft të thuhej në fund se ..u shpallëm kampion bote, ishte kjo e boksit! Nuk kishte rëndësi se cilës botë i përkiste kjo ndeshje, të cilën e kuptoje me sy mbyllur, sapo i hidhje një sy klasifikimit botëror, ku boksieri ynë Marku ishte përmbi 40-shen, kurse meksikani ndodhej në “zgafellin e klasifikimit” botëror…e shikonte me dylbi edhe vendin e 200-të…

Se sa e vërtetë ishte kjo ndeshje boksi , e cila u aktrua mu në zemër të “Air Albanias”, kjo nuk ka shumë rëndësi. Edhe fakti që Marku kur ra nokdaun, arbitri vrapoi ta mbaronte ndeshjen 8 sekonda para, edhe kjo nuk quhet blasfemi, sepse na intereson vetëm “titulli botëror”. Dhe as nuk skuqemi e as nuk nxihemi, kur paciperisht suksesin e Luiza Gegës ne Europe e bekojmë si kumbarin e bekuar ..për titullin “boteror” të Markut në boks..

Pse lodhemi kot! Kujtoni politikën çfarë roli “historik” interpretoi kur Kombëtarja u kthye nga Europiani,pale kur Kryeministria dhe Presidenca ziheshin sekush të jepte e para dekarata, ndërsa kur u dëbuam 10 vite nga Europa për trukime, politika mbylli gojën dhe sytë, tamam siç vepron kur trukon ndeshjet e saj ku vërtiten ..miliona euro!

Sfidanti.al