U mund nga një rival i ri dhe që kishte kohë që po e ndiqte. Melburni humbi një nga heronjtë e mëdhenj pasi Rafael Nadal u mposht nga Dominik Tim pas katër seteve të fortë në Australian Open. Austriaku ia doli 7-6, 7-6, 4-6 e 7-6 ndaj spanjollit që nuk dorëzohet kurrë, dhe tani do të luajë në gjysmëfinale ndaj gjermanit Aleksandër Zverev. Beteja ishte e ashpër dhe Nadali u acarua me gjyqtaren e ndeshjes, por kjo ishte vetëm shenjë dobësie. Kishte dy vjet që spanjolli nuk eleminohej në Grand Sleme para gjysmëfinales, ndërsa ky ishte suksesi më i madh i 26-vjeçarit Tim në një Grand Slem (përeç Rolan Garosit). Në gjysmëfinalen tjetër luajnë gjigandët Federer e Gjokoviç, me serbin që është kampioni në fuqi, por nuk dihet nëse dy veteranët do të jenë favoritë, apo tashmë këtë rol e kanë marrë më të rinjtë si Tim e Zverev.
Sfidanti.al