Ideja për sulmin, Chelsea ‘hidhet me kokë’ te Mertens

Me Olivier Giroud që është lënë mënjane dhe Michy Batshuayi që nuk po bind plotësisht, Chelsea ka nisur kërkimet në merkato për një sulmues për të plotësuar repartin e avancuar së bashku me Tammy Abraham. Sipas rrjetit amerikan ESPN, Blutë kanë trokitur në dyert e Napolit për të pyetur për Dries Mertens, një dëshirë e vjetër e Frank Lampard.

Futbollistit belg I skadon kontrata në muajin qershor, por Napoli kërkon 47 milionë Euro, një shifër kjo që frenon tratativat pasi Blutë e Londrës nuk kanë aspak ndërmend të paguajnë këtë shifër. Kështu në një situatë të tillë, duke parë se edhe koha nuk është e mjaftueshme, operacioni mund të shtyhet për në korrik, kur Chelseat do t’I duhet vetëm që të kënaqë futbollistin në aspektin financiar.

Sfidanti.al