Roma, De Rossi maskohet për të parë derbin me Lazion

Derbi mes Romës dhe Lazios të dielën e kaluar pati një të ftuar special, një të ftuar që askush nuk e njohu; Daniele De Rossin. Por si ndodhi e gjithë kjo? Ashtu sic tregon bashkëshortja e futbollistit, Sarah Felberbaum, ish kapiteni I verdhekuqve u trukua dhe u maskua me orë të tëra për të ndjekur ndeshjen në sektorin e tifozëve të Romës të Olimpicos pa u njohur nga askush; dëshirë që De Rossi e bëri realitet

‘Ja cfarë ndodh kur bashkëshorti yt vendos të infiltrohet në sektorin e tifozerisë së Romës për të bërë realitet ëndrrën e tij e të shohë derbin-shkruan aktorja në profilin e saj në rrjetet sociale-kaluam një pasdite të tërë, orë të tëra për trukimin, traumatizuam fëmijët, por ai ishte I lumtur si një fëmijë(Të dua)’. Me pak fjalë, misioni u përmbush.

Sfidanti.al