Një lajm bombë trondit MotoGP në prag të testeve të para dimërore; Yamaha ka zgjedhur Fabio Quartararon si shok skuadrë të Maverick Vinales në Botërorin e vitit 2021. Skuderia japoneze zyrtarizoi lajmin për nënshkrimin e një kontratë dy vjecare me pilotin francez që do të thotë se Valentino Rossi do të mbetet jashtë projektit të kësaj skuadre dhe tani do t’I duhet të marrë një vendim për të ardhmen dhe I mbeten vetëm 2 opsione; ose të shkojë te skuadra Petronas ose të tërhiqet nga garat
Ishte ky një vendim që ra si një rrufe në qiell të hapur për valentino Rossi që kishte vendosur të fitonte kohë për marrjen e një vendimi, por që tani ai detyrohet të përshpejtojë këtë proces, gjë që e konfirmon vetë Rossi në një komunikatë të tij
‘Për arsye të diktuara nga merkato e pilotve, Yamaha më kërkoi të marr menjëherë një vendim për të ardhmen-tha Rossi në komunikatën e tij-unë konfirmova se nuk kam ndërmend që të marr vendime të nxituara dhe se kisha nevojë për më shumë kohë. Si rrjedhojë, Yamaha bëri lëvizjen e saj dhe mbylli bisedimet që ishin në zhvillim e sipër. Është e qartë që me ndryshimet teknike dhe me ardhjen e shefit tim te ri teknik, objektivi im kryesor është që të jem kompetitib dhe të vazhdoj karrierën time edhe në vitin 2021. Por në fillim duhet të marr përgjigje që vetëm pista dhe garat e para mund të m’I japin. Do të jem I lumtur nëse Yamaha do të më mbështeste më një moto Factory apo kontratë factory, në qoftë se unë do të vendos që të vazhdoj garimin’.
Në fakt, Yamaha ka konfirmuar se vendimi për të ardhmen e Rossit do të merret pas 7-8 garave, drejt gjysmës së parë të vitit 2020 dhe nëse Doktori do të vijojë karrierën, kjo skuadër është gati t’I vërë në dispozicion një M1 factory, me shumë mundësi të skuadrës Petronas
Sfidanti.al