Si e harrojnë humbjen Guardiola e Kumani? Duke luajtur golf së bashku!

Dy trajnerë mjaft të mirë, i pari një legjendë e trajningut, dhe tjetri një emër i rëndësishëm që dëshiron të fitojë shumë. Pep Guardiola dhe Ronald Kuman kanë luajtur së bashku tek Barcelona e Johan Krujfit dhe ndajnë pak a shumë të njëjtat koncepte të futbollit, ndërsa pas një sezoni “me dritë dhe hije”, vendosën të harronin gjithçka të paktën për një ditë. Guardiola bëri një vizitë në Barcelonë dhe u takua me Kumanin duke shkuar të luanin golf në kompleksin e quajtur “Klubi i Golfit Valromanes”. Ata ishin të shoqëruar me djemtë e tyre, Kumani me Ronaldin Junior dhe Pepi me Mariusin. Guardiola u shpall kampion i Anglisë me Mançester Sitin, fitoi Kupën e Ligës, por humbi finalen e Championsit ndaj Çelsit, ndërsa Kumani fitoi vetëm Kupën e Mbretit, duke u eleminuar në turin e dytë në Champions e duke dalë në vendin e tretë në La Liga.

Sfidanti.al