Serhio Ramos, njeriu i kartonave; lojtari më i ndëshkuar në Evrope

Serhio Ramos dallohet gjithnjë për shpirtin luftarak dhe agresivitetin e tij në fushën e lojës sidomos kur luan me fanelën e Realit të Madridit. Kjo vërtetohet edhe nga statistikat të cilat e nxjerrin andaluzianin si rekordmenin e kartonave. Qendërmbrojtësi 32 vjecar në të vertetë është lojtari më i ndëshkuar në 5 ligat më të rëndësishme të kontinentit evropian. në total, Ramos ka parë t’i valëviten para fytyres 274 kartona të verdhë e të kuq gjatë gjithë karrierës, nga ta cilat 171 i ka marrë në La Liga, 36 në Ligën e Kampioneve dhe 20 me përfaqësuesen spanjolle.

Lehtësinë më të madhe për marrjen e kartonave Ramos e ka në kampionatin spanjoll, një në cdo 212 minuta ose 2.5 ndeshje. në Ligën e Kampioneve mesatarja për iberikun është një karton në cdo 3 ndeshje, ndërsa me përfaqësuesen e Spanjës një në cdo 7.4 ndeshje.

Në fakt kartonat e marrë me ‘La Rojan’ për Ramos kanë pasurt të gjithë ngjyrën e verdhë. Ndryshe ndodh në kampionat me ramos që ka edhe rekordin historik në këtë pikë me 19 kartona të kuq në 421 ndeshje të zhvilluar me një mesatare 1 karton i kuq në cdo 22 ndeshje.

sfidanti.al