Sa shumë yje në lamtumirën e Pirlos, e mbyll gjeniu i radhës

Disa nga lojtarët më të mëdhenj që kanë luajtur ndonjëherë futboll, ishin të pranishëm në mbrëmjen e stadiumit “San Siro”. Kishin një arsye të fortë që ishin aty, lamtumirën e legjendës Andrea Pirlos, që u tërhoq më në fund nga sporti.

Mes tyre ishin “Fenomeni” Ronaldo, Maldini, Toti, Kafu, Zaneti, Baxho, Lampard, Del Piero, Rui Kosta, Vieri, Shevçenko, Tevez, Zedorf, Ronaldinjo apo Bufon. Pra, një numër aq i madh sa vështirë të jenë mbledhur ndonjëherë bashkë, ndërsa në stol ishin Karlo Ançeloti, Roberto Donadoni apo Antonio Konte

Ndeshja përmbyllëse përfundoi 7-7 dhe Pirlo luajti edhe për Skuadrën e Bardhë, edhe për Skuadrën Blu. Vlen të thuhet se sërish ra në sy i mbiquajturi “SuperPipo” Inzagi, që shënoi 3 gola për të bardhët, ndërsa Pato realizoi dy.

Andrea Pirlo pati një karrierë të gjatë duke luajtur me klube të mëdhenj si Interin, Milanin apo Juventusin, ndërsa vitet e fundit në Amerikë me Nju Jork Sitin. Ai fitoi 6 tituj në Serinë A, dy Champions, dhe Kupën e Botës me Italinë në 2006.

Sfidanti.al