Në kombëtare nuk kthehet dhe kjo është e vendosur. Xhanluixhi Bufon të paktën një gjë e ka bërë të qartë, edhe pse iu desh kaq shumë kohë dhe ia doli vetëm si 40-vjeçar. Gjithsesi, largimi nga Italia po bëhet me polemika.
“Po iki sepse më duket se u bëra problem dy vitet e fundit, prandaj nuk do të jem aq me Holandën, – u shpreh Xhixhi pas ndeshjes së lamtumirës për Andrea Pirlon, – kam shumë vlerësim për vetveten që të lejoj të bëhem problem, ndaj po ua heq bezdinë të tjerëve. Unë shkoj vetëm aty ku më ftojnë dhe më quajnë të rëndësishëm”. Gjithsesi, nuk harron të theksojë se nuk e ka me trajnerin e ri, Roberto Mançini, apo me njerëzit e kombëtares.
Po PSG-ja? Francezët e duan, padyshim, i kanë ofruar 4 milionë euro në sezon me kontratë 2-vjeçare si dhe rolin e protagonistit në Botërorin e vitit 2022 në Katar. Bufon, sidoqoftë, po mendohet. “Më duhet një javë kohë, që të jem në qetësinë time dhe të vlerësoj gjithçka. Në këtë moshë, duhet të marr vendimin e duhur”. Gjasat janë që Bufon të shkojë në Paris për ta mbyllur aty karrierën sërish në nivel të lartë dhe të synojë të vetmen gjë që nuk e ka fituar në karrierë, Championsin.
Sfidanti.al