Klop e pret shkurt: Jemi në gjendje ta mundim Realin

Liverpuli duhet të jetë “kështu” e “ashtu”, të jetë trim, agresiv, i shpejtë dhe i durueshëm, por përfundimi për trajnerin e tij, Jurgen Klop, është i padyshueshëm. “Përfundimisht, unë mendoj se ne mund ta mposhtim Realin”, – ishin fjalët e tij. Të kuqtë u kthyen nga pranvera e ngrohtë se Spanjës, dhe po vazhdojnë përgatitjen për finalen e madhe të Championsit në 26 maj të Kiev, e duket se trajnerit gjerman nuk i mungon optimizmi.

“Këta djem mund të mbështeten pa frikë mbi talentin e tyre, – vazhdon Klopi, – ata janë të fortë nga ana psikologjike, dhe e dinë se ndeshja është e madhe, pa pasur nevojë për ta bërë më të madhe sesa është. Askush nuk e di sesi do të përfundojë, por mund t’ia dalim”.

Klop thekson se është e rëndësishme të dihet se edhe mund të ketë humbje, por “unë kam humbur disa herë, dhe ja ku jam, i gjallë dhe i lumtur, pra jeta vazhdon”. Liverpuli ka 5 Champions, duke qenë skuadra e tretë më e famshme në histori, pas Realit (12) dhe Milanit (7). Bajerni është në të njëjtin nivel me anglezët, me 5 trofe, ndërsa Klop do të kërkojë kupën e gjashtë për klubin dhe të parën për vete.

Sfidanti.al