Lebron kalon Xhabarin dhe mposht Bostonin, 44 pikë ishin shumë

Tani, ai është numri 1 në historinë e plej ofit në NBA në renditjen e gjuajtjeve të realizuara nga loja. Lebron Xhejms arriti në 2 357 gjuajtje të sakta ndaj 2356 që ishte rekordi i mbajtur nga legjenda Karim Abdul Xhabar. Gjithsesi, më i rëndësishëm ishte fakti që ai shënoi 44 pikë dhe ndihmoi Klivlendin të barazonte rezultatin e finales së Konferencës Lindore ndaj Bostonit, në 2-2.

Nuk ishte dominimi i sfidës numër 3, por sidoqoftë një fitore bindëse 111-102, zakonisht me diferencë mbi 10 pikë, përveçse ku Bostoni u afrua në 7 në pjesën e katërt. Lebron pati një nga ndeshjet më të mëdha në karrierë në plej of, duke marrë sërish ekipin përdore. Ai u ndihmua nga Kevin Lov (9 pikë, 11 topa në tabela), ndërsa Sëlltiksat duhet të mbledhin veten për ndeshjen e radhës në shtëpi.

Nëse ia dalin, janë në pozicion të mirë, ndërsa nëse humbasin thuajse janë të eleminuar. Për fat të keq nuk do ta kenë yllin kryesor, Kajri Irving që e ka humbur sezonin për dëmtim, ndërsa djemtë e tjerë që janë të rinj, Horford, Rozier, Morris, Braun apo Tatëm duhet të plotësojnë mungesën e kapitenit.

Sfidanti.al