Runi ka një rrëfim për makdonaldsin e Kristiano Ronaldos

Sot ai as nuk mund të mendohet që të marrë ushqim të shpejtë, ushqim kioskash, por atëherë ishte ndryshe. Kështu del nga rrëfimi që Uejn Runi bëri për ish-shokun e tij tek Mançester Junajtidit, Kristiano Ronaldo. Ai kujton kohën kur portugezi mbërriti në “Old Traford” dhe kishte shumë më pak kilogramë në trup sesa sot, ndaj edhe e kishte zakon që të merrte një “mekdonalds” të madh për të shtuar peshën.

“Kur unë shkova për herë të parë tek Junajtidi, shoqërohesha shumë me Kristianon, – kujton Runi, – stërviteshim bashkë, dhe një ditë para ndeshjes, shkonim në Fast-Fud (Fast Food), dhe ai merrte një “Big Mac”. Në atë kohë, donte të shëndoshej sepse ishte shumë i dobët”. Të dy fituan 3 tituj radhazi në Premier Ligë nën drejtimin e Sër Aleks Fergusonit. Sot, Ronaldo ka peshë shumë më normale, dhe ushqehet në mënyrë të kujdesshme, si dhe bën 8 orë gjumë natën, por edhe ka 5 përgjumje gjatë ditës, për të ruajtur formën.

Sfidanti.al