Diego Armando Maradona është vënë në izolim në Estancia Chica për t’u përballur me rrezikun coronavirus. El Pibe De Oro, tashmë 60 vjec, është pjesë e grupit të të rrezikuarve nga Covid-19 për shkak edhe të problemeve shëndetësore që ai ka pasur duke u shtruar shpesh në spital.
‘Po marrim masat e duhurua për kujdesin e tij-tha mjeku I Gimnasias, Flavio Tunessi-është I izoluar në një dhomë në katin e parë, e për më tepër ai është ndër të rrezikuarit’.
Tani, për të përballuar karantinën e tij, legjenda e futbollit argjentinas zgjodhi të paraqitet me një look të ri të cilën e shfaqi gjatë ndeshjes me Banfield e përfunduar me rezultatin 0-0.
Sfidanti.al