Ronaldo firmos tek Al Nasri për 200 milionë euro në vit!

Superylli portugez kalon boksierin Kanelo Alvaraz dhe Lionel Mesin duke u bërë sportisti më i paguar në botë pas arritjes së akordit me klubin e Arabisë Saudite. Kontrata me Al Nasrinë parashikon 200 milionë euro në sezon për 2.5 vjet, që do të thotë 500 milionë si lojtar, ndërsa shifra pritet të jetë mbi 1 miliardë deri në 2030, kur Ronaldo do të jetë ambasadori i programit saudit për të organizuar Kupën e Botës 2030 bashkë me Egjiptin dhe Greqinë. Firma në Gjirin Persik do të thotë se Kristiano e mbyll karrierën në nivelet e larta në Europë ku fitoi trofe të shumë, ndërsa ka arritur në rreth 820 gola në karrierë, duke u bërë shënuesi më i mirë në histori, të paktën sipas statistikave zyrtare.

Sfidanti.al