Trajneri gjerman e ka stërvitur sulmuesin polak kur ishin së bashku tek Dortmundi, dhe kuptohet që mund të bëjë krahasime. Jurgen Klopi ka nxjerrë përfundimin se Daruin Nunjezi, sulmuesi uruguajan i ardhur verën e kaluar tek Liverpuli për 100 milionë euro, duhet të ruajë qetësinë pavarësisht vështirësive. “Më ngjan me Levandovskin, – i thotë Klopi lojtarit të tij, – edhe ai pati probleme kur erdhi tek Dortmundi dhe pastaj u bë ndoshta sulmuesi më i mirë në botë. Thjesht duhet të ruash qetësinë”.
Sfidanti.al