Roma nuk ka zhvilluar takime lidhur me një transferim të mundshëm të mesfushorit të Çelsit, Çesk Fabregas. Mediat angleze kanë raportuar, se klubi italian është interesuar për 29-vjeçarin dhe ishte i gatshëm të ofronte Raxha Naingolan ose Antonio Rudigerin, si pjesë të marrëveshjes.
Ndërkohë, Sky Sports raporton, se nuk ka pasur asnjë kontakt mes palëve dhe se Naingolan pritet të mbetet te Roma edhe pas përfundimit të merkatos së janarit. Ndërsa futbollisti spanjol është kthyer në problem për klubin nga Londra, për shkak të pagës së tij të lartë, për më tepër që nuk bën më pjesë në planet e trajnerit Antonio Konte.