Jaja Ture këmbëngul se nuk është nga ata që pi alkool. Kjo edhe pasi policia ia hoqi patëntën për 1 vit e gjysmë, ndërsa i gjeti gjurmë alkooli në frymëmarrje gjatë një kontrolli rutinë. Kjo do të thotë se ylli i Mançester Sitit, që fiton 220 000 stërlina në javë, do të duhet të mos e drejtojë vetë për 18 muaj makinën e tij të shkëlqyer, Rolls Rojs (në foto). Ture deklaron se nuk kishte pirë alkool, por kishte konsumuar koka kola, veçse nuk e kishte ditur se ajo shishe kishte pasur përmbajtje të tillë. “Unë nuk pi alkool dhe kjo që ka ndodhur ka qenë pa qëllim dhe pa dijeninë time, – u shpreh afrikani në një deklaratë për shtyp, – unë jam i besimit mysliman dhe nuk e përdor alkoolin”. Më herët, Jaja Ture ka refuzuar shishen e shampanjës që i është dhënë si shenjë e çmimit Lojtari i Javës në Premier Ligë, pikërisht për arsye të besimit.