Krerët e ekipit të Lester Sitit, titullmbajtës i Premier Ligës, edhe pse turperuan Liverpulin e Kopit, tani, që rrezikojnë të bien në divizionin e parë të kampionatit të Anglisë, ndoshta, po e kuptojnë se çfarë gabimi të madh kanë bërë, kur vendosen vjet, menjëherë sa ekipi i tyre u shpall kampion i Anglisë, ata vendosën, pa dilemë, që t’ia shesin francezin N’Golo Kante Celsit, ku ai është bërë jo vetëm mesfushori më i mirë, por konsiderohet edhe si një nga më të mirët në botë në këtë pozicion. Mjafton të shikohen lëvizjet e tij brenda 24 sekondave të ndeshjes së fundit mes Celsit dhe Suonsit (3-1), për të kuptuar se çfarë gabimi të pafalshëm kanë bërë krerët e Lesterit.
sfidanti.al