Një djalë shqiptar i quajtur Sterjo ka lënë pa fjalë të dashurën e tij kur i ka propozuar për martesë përpara dhjetra njerëzve në sallën e konferencës së shtypit të ekipit të Manchester United ditën e djeshme.
Djali merrte pjesë bashkë me të dashurën në një tur vizite në këtë stadium dhe pasi komunikoi paraprakisht me administratorët, u ul papritur përpara mikrofonave dhe ftoi të dashurën e tij për t’i dhënë një mesazh.
Salla shpërtheu në ovacione kur ai u ul në gjunjë dhe nxorri unazën duke i bërë të dashurës pyetjen që të gjitha vajzat do dëshëronin ta dëgjonin nga të dashurit e tyre.
Sigurisht ajo tha po! Në vijim video e këtij momenti të bukur.