Ka reaguar edhe Iniesta pas replikave mes Ramos e Pique, që filloi gjithçka nga ky i fundit, i cili mendon se Reali favorizohet nga gjyqtarët spanjoll.
Kur Real Madridi fitoi me rezultatin 2:3 ndaj Villarrealit, kjo fitore nuk i pëlqeu shumë mbrojtësit të Barcelonës, Gerard Pique i cili reagoi në rrjetet sociale.
“Kundër të njëjtave skuadra, tetë pikë. Këto janë nga shtypi spanjoll, nëse dyshoni”, shkroi Pique në twitter.
Pastaj, bashkëlojtari i tij te Spanja, Sergio Ramos u pyet se çka mendonte për postimin e Piques, i cili u përgjigj në këtë mënyrë: “Do të isha i befasuar nëse Lionel Messi do të shkruante atë”.
“Ne e dimë botën e Piques, ku gjithçka është kundër tij. Gjyqtarët kanë punë të vështirë, ne duhet të mundohemi t’i bëjmë të ndihem më rehat. Gjyqtarët nganjëherë të japin dhe të tjerët të marrin, por ju duhet të jeni të përgatitur për gjithçka. Nuk do të futemi në këto probleme sepse nuk do të ndryshojë asgjë, tre pikët do të shtohen dhe ne do të vazhdojmë të jemi të parë”, shtoi Ramos.
Për këtë mes Pique e Ramos është pyetur edhe Iniesta, i cili reagoi si një kapiten i vërtetë. “Është një çështje e secilit se si reagon. Si kapiten dhe si shok skuadra, respektoj mendimet e të gjithëve, por unë nuk mund të flasë për vendimet e gjyqtarëve”, ka deklaruar ai.