Sesilia Braekhus mbron titullin e kampiones së pesëfishtë të botes!

Boksierja 35-vjeçare norvegjeze nga Oslo, Sesilia Braekhus, që konsiderohet si më e mira në botë në këtë sport, e mbrojti edhe një herë tjetër titullin e kampiones botës në kategorinë welter (të lehtë) në kuadrin e organizatave botërore të boksit, WBA, WBC, WBO, IBF dhe IBO, duke mundur bindshëm suedezen 29-vjeçare Klara Svenson dhe duke arritur kështu fitoren e 30-të në karrierën e saj. Një nga tre gjyqtarët ia dha fitoren Braekhusit në të gjithë raundet (100-90), kurse dy të tjerët, po në favor të saj, por 99-91.

sfidanti.al