Sergio Ramos nuk do të ishte aspak dakord nëse italiani do të instalohej si trajner në “Bernabeu”, por presidenti Florentino Perez nuk mendon thjesht të kënaqë një lojtar, por sidomos të sigurojë një trajner që di të fitojë. Antonio Konte vlerësohet si “fitues serial” dhe do të ishte një shtysë e madhe për Realin që të kthehej në garë për titullin në La Liga dhe për Championsin. Me sukseset me Juven, Çelsin dhe Interin ai i ka që të gjitha letrat në rregull si zëvendësuesi Zinedin Zidanit, ndërsa vetë francezi e ka cilësuar si “lider dhe kapiten të lindur”. Gjithsesi, në Madrid mendojnë edhe për Poçetinon, ndonëse ky i fundit është i lidhur me kontratë me Paris SG. Sa i përket emrave të tjerë, Raul Gonzales dhe Shabi Alonson, këta duken tepër të rinj dhe pa përvojë për të drejtuar një skuadër kaq të madhe sa Reali.
Sfidanti.al