Nëpërmjet Jorge Mendes, Mourinho ka kërkuar Ronaldon te Roma

Nuk është Xhaka, ëndrra e Jose Mourinhos për Romën e tij është as më shumë e as më pak, por Cristiano Ronaldo. Sipas asaj që publikohet te e përditshmja italiane ‘La Stampa’, trajneri i ri i skuadrës verdhekuqe ka kontaktuar direkt me yllin e Juventusit për të kuptuar se cfarë ka ndërmend të bëjë në të ardhmen dhe për të tentuar ta bindë që të transferohet në kryeqytetin italian

Kontakti mes dy portugezëve u lehtësua nga Jorge Mendes që është agjenti si i trajnerit ashtu edhe i sulmuesit. Gjithsesi një operacion i tillë është i pamundur që të realizohet si për kostot e kartonit dhe të pagës, ashtu edhe për ambiciet e vetë Ronaldos që nuk do të donte të hiqte dorë nga Liga e Kampioneve për të marrë pjesë në një kompeticion krejtësisht të ri e të panjohur si Conference League. I vetmi favor për Ronaldon në këtë pikë është mbajtja e avantazheve fiskale që janë në Itali.

Nëse Ronaldo do të vendosë të lërë Serie A sic duket, do ta bënte për një skuadër të madhe evropiane dhe Manchester United për momentin duket se është klubi I vetëm që ka bërë realisht hapa përpara për Cristiano Ronaldon.

Sfidanti.al