Raiola e Mendez, Premier Liga dëshiron t’iu shterojë paratë!

Nga viti në vit, ata po bëhen dominuesit e futbollit. Vërtet janë futbollistët që luajnë, trajnerët që stërvisin dhe klubet që organizojnë, por agjentët e futbollit gjithnjë e më shumë po fitojnë më tepër sesa të gjithë këta. Premier Liga angleze duket se po i thotë “mjaft” kësaj praktike, ndërsa klubet kanë diskutuar për një paketë ndryshimesh që të “shterojë” burimin e të ardhurave për superagjentët si Mino Raiola apo Zhorge Mendez.

Sipas rregullave që janë përcaktuar nga Premier Liga, dhe që besohet duhet të marrin miratimin e FIFA-s dhe UEFA-s, (1) lojtarët duhet t’u paguajnë një rrogë agjentëve të tyre për kohëzgjatjen e kontratës, dhe agjentët nuk duhet t’i marrin paratë menjëherë, (2) çdo agjent që punon në Angli, duhet të ketë një numër llogarie bankare në Britaninë e Madhe, (3) të gjithë agjentët duhet të kalojnë një provim. Besohet se edhe lojtarët mund të kenë interes sepse, sipas mediave, nëse paratë shpërndahen mes klubeve dhe futbollistëve, këta të fundit paguajnë më pak taksa.

Sfidanti.al