Në fund të fundit, mund të pranohet edhe që të mos shënojë shumë gola. Kristiano Ronaldo po “shënon” me shumicë në aspektin tjetër të futbollit, në atë të biznesit, pak a shumë ashtu si suksesi financiar i Mançester Junajtidit, edhe pse nuk e fiton prej kohësh Premier Ligën apo Championsin.
Juventusi po njeh rritje të madhe të vlerës së aksioneve në bursë, sidomos që kur superylli erdhi nga Reali i Madridit. Vetëm në gusht, vlera e aksioneve u rrit me 62 për qind, ndërsa rritja totale vjetore ishte 86 për qind. E gjitha kjo, kur ekonomia italiane nuk po paraqitet shumë mirë, dhe në tërësi, ajo ka humbur 6.2 për qind të vlerës së aksioneve në bursë, vetëm javët e fundit.
Sfidanti.al