Pulevi e fitoi titullin e tij, boksieri bullgar dhuron 2 nga 4 milionë paundë për virusin!

Nuk është më i miri i peshës së tij, është një nga të mirët, por me veprimin e fundit ia siguroi një brez të artë vetvetes. Boksieri bullgar i peshave të rënda, Kubrat Pulev, deklaroi pa mëdyshje se do të dhurojë për të luftuar koronavirusin, gjysmën e fitimeve nga ndeshja e luksit ndaj kampionit të botës, Entoni Xhoshua. Ende nuk është e sigurt se kur do të jetë kjo luftë, sepse sporti është ndaluar, por Kublevi sqaroi se do të japë 2 milionë paundë stërlina nga 4 milionë që pritet të fitojë. “Ato para unë do t’ia jap doktorëve, infermierëve dhe spitaleve për të marrë pajisjes që u duhen për të luftuar epideminë”, – deklaroi boksieri. Ndeshja mes tyre ishte parashikuar në 20 qershor në stadiumin e Totenhemit në Londër, ndërsa tani flitet se mund të realizohet në 25 korrik.

Sfidanti.al