Serbia me ‘grusht të hekurt’; 3 muaj arrest shtëpie për Prijovic, injoroi ‘shtetrrethimin’

Futbollisti serb Aleksandar Prijovic u dënua me 3 muaj arrest shtëpie në Beograd  pasi theu rregullin e qëndrimit në karantinë që është vendosur nga qeveria serbe për të frenuar përhapjen e coronavirusit. Sulmuesi 29 vjecar që tani luan për klubin nga Arabia Saudite, Al Ittihad u arrestua nga policia bashkë me 19 persona të tjere pasi nuk respektoi ‘shtetrreëthimin’ që ndalonte qarkullimin e personave nga ora 17:00 deri në 05:00 të ditës tjetër.

Prijovic në këtë mënyrë bëhet futbollisti I dytë që ‘kapet mat’ për mosrespektim të urdhritë për të qëndruar në shtëpi, pas sulmuesit të Realit të Madridit, Luka Jovic I cili theu këtë normativë me pjesëmarrjen në festën e ditëlindjes së të dashurës së tij. Vlen të theksohet se ata që thyejnë masat kufizuese rrezikojnë një dënim deri në 3 vjet burg.

Sfidanti.al