Holifildi merr vlerësimin e dytë, pas Tajsonit edhe nga Lenoks Ljuisi!

Kur dilte në ring, nofka e tij ishte “biznesi i vërtetë” (Real Deal), ndërsa nuk iu largua shpirti nga boksi deri në moshë të shtyrë. Ky është Evander Holifildi, kampioni i madh që luftoi në derisa mbushi 50 vjeç duke arritur thuajse gjithçka që deshi. Këtë amerikan legjendar e mburrën radhazi Majk Tajsoni dhe Lenoks Ljuisi, dy prej kundërshtarëve të tij më të mëdhenj. Fillimisht, Tajsoni e cilësoi si rivalin më të fortë dhe më të kompletuar që kishte pasur përballë (ai i kishte të gjitha, ishin fjalët e tij), dhe ja tani edhe Ljuisit. Britaniku elegant dhe shumë i talentuar, vlerësoi se “njerëzit habiten se unë vendos Holifildin përpara Tajsonit dhe Kliçkos, por ai ishte me të vërtetë kundërshtari më i vështirë për mua”. Dy boksierët e peshave të rënda u ndeshën dy herë në 1999, me ndeshjen e parë në barazim, dhe të dytën të fituar me pikë nga anglezi me origjinë xhamajkane.

“Holifildi, ashtu si unë, kishte një karrierë të madhe profesioniste, – shkruajti Ljuisi në Instagram, – duke fituar përvojë të jashtëzakonshme. Ai nisi boksin që 8 vjeç dhe fitoi medalje olimpike në 1984”. Ish-kampioni britanik vlerësoi se “në peshën e mesme, Holifildi ishte padyshim më i miri i të gjitha kohëve, ai ishte i vetmi njeri me të cilin shpenzova 24 raunde në dy ndeshje”. Holifildi është i vetmi në historinë e boksit që fitoi 4 herë titullin botëror në një federatë të peshave të rënda (ËBA). Po ashtu, është i vetmi që doli kampion i padiskutueshëm në dy pesha të ndryshme.

Sfidanti.al