Vitet kalojnë dhe magjia nuk mund të shijohet si atëherë, por emri Ziko nuk mund të harrohet. Sot në rolin e trajnerit, magjistari brazilian vlerëson tendencat e futbollit dhe jep notat për trajnerët më të dashur të zemrës. Edhe vetë trajner, në moshën 67-vjeçari, ai thekson se “dashuroj Pepin (Guardiolën), Klopin dhe Sarrin”. Më pas, ndërsa flet për “La Gazeta delo Sportin”, Ziko ngre lart Atalantën duke deklaron se meriton të arrijë në finalen e Championsit. “Skuadra e Gasperinit po realizon një mrekulli”, – thotë ai.
Një artist i futbollit të bukur, Ziko është edhe “dashnor” i futbollit që luhet bukur, ndaj veçon trajnerët e Sitit, Liverpulit dhe Juventusit. Në fund të viteve 70-t dhe fillim të viteve 80-të, ai vlerësohej si lojtari më i mirë i botës, dhe Pele deklaroi se “Ziko ishte i vetmi që më afrohej”. Ai u rendit i 8-ti në renditjen botërore të FIFA-s, ndërsa cilësohet si një nga mesfushorët më të mirë në histori, një nga pasuesit më të mirë, dhe një nga më të mirët në goditjet e dënimit.
Sfidanti.al