Tek Interi ka nisur “misioni” për të bindur Lautaron që të qendrojë!

Është një nga sulmuesit më të mirë të Serisë A, dhe pjesë e dyshes së fortë të Interit. Lautaro Martinez është po ashtu në shënjestër të Barcelonës (ndoshta, edhe të Reali), dhe në klubin milanez ka shqetësim se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Për këtë, ka nisur një “mision” për ta bindur argjentinasin të qendrojë. Përveç drejtuesve si Marota, apo trajnerit Konte, në “lojë” ka hyrë edhe një ish-legjendë zikaltër si Altobeli. “Lautaro do të tregohej një burrë i vërtetë nëse do të qendronte, – thotë ish-sulmuesi, – unë besoj se ai do të fitojë tek Interi, jo tek Barça”. “La Gazeta delo Sport” informon me gëzim se Martinezi nuk po i dërgon sinjale Mesit, argjentinas si ai, ndërsa shton se 22-vjeçari po ndihmon në Argjentinë për luftën ndaj koronavirusit.

Sfidanti.al