Ç’ndodh me Realin nëse anulohet sezoni? Humb 70 milionë euro!

Llogaritë janë bërë dhe gjithçka është e qartë. Në “Santiago Bernabeu” e dinë se çdo të thotë të mos luash futboll për pjesën e mbetur të sezonit, dhe e dinë që humbjet do të jenë të mëdha, ndonëse klubi është deklaruar se gjithçka e ka nën kontroll. Gazeta “Marka” informon se dëmi financiar për “merengesit” do të ishte mbi 70 milionë euro, nëse sezoni deklarohej i anuluar, duke pasur parasysh La Ligën dhe Championsin. Nga e drejta televizive, Reali ka marrë pjesën më të madhe të 160 milionë eurove, por i mbeten ende 39 milionë, që do të jenë “peng” i  koronavirusit. Po ashtu, llogariten të ardhurat nga biletat që janë 4.5 milionë euro për çdo ndeshje në “Bernabeu” (apo në “Çamartin”, siç u pëlqen ta thonë në Madrid). Në total janë 35 milionë euro të humbura nga biletat. Nëse sezoni luhet pa tifozë, dëmi do të ishte të paktën 35 milionë euro, pra për mungesën e spektatorëve në stadium.

Sfidanti.al