Pse nuk është Mesi kandidat për lojtarin e vitit në Europë?!

UEFA ka bërë këtë vit një përzgjedhje që ka habitur jo pak. Lionel Mesi nuk është përfshirë në treshen kandidate për çmimin e lojtarit më të mirë të vitit në Europë. Kjo treshe është e përbërë nga Mohamed Salah, Kristiano Ronaldo dhe Luka Modriç. Argjentinasi i Barcelonës, çuditërisht nuk vlerësohet ndonëse ishte arkitekti kryesor për ekipin që doli kampion në Spanjë dhe fitoi Kupën e Mbretit, si dhe fitoi Këpucën e Artë në Spanjë dhe në Europë.

Salah u bë golshënuesi më i mirë në Angli me 44 gola si dhe doli në finalen e Championsit me Liverpulin, Kristiano Ronaldo nuk ishte golshënues aq i mirë, ndërsa fitoi Championsin me Realin, ndërsa Modriç udhëhoqi Kroacinë në finalen e Kupës së Botës në Rusi, si dhe fitoi Championsin, ashtu si Ronaldo, me Realin. Fituesi i çmimit do të deklarohet në ceremoninë e hedhjes së shortit për grupet e Ligës së Kampionëve.

Sfidanti