Barça sërish si Reali, Buskets me klauzolë 500 milionë euro

Kontrata nuk do të ketë gjatësi më të madhe, ajo do të vlejë deri në 2021, me një mundësi për t’u shtyrë deri në 2023, por do të shtohet ndjeshëm rroga dhe klauzola. Sergio Buskets është lojtari i radhës që “betonohet” tek Barcelona, për të mbajtur larg çdo “admirues”. Pak muaj pasi kjo ndodhi me Ymtitinë, klubi katalanas e vlerësoi me rritje rroge mesfushorin e saj të shquar, ndërsa klauzola shkoi nga 200 në 500 milionë euro.

Fitues i 7 titujve kampionë dhe i 3 Championsëve, Buskets ka qenë ndër “shtyllat” e Barcelonës së Guardiolës dhe Luis Enrikes, dhe vazhdon të jetë edhe tek ekipi i Ernesto Valverdes. Ai është formuar në akademinë katalanase dhe besohet se do ta përfundojë karrierën në “Kamp Nou”.

Sfidanti.al