Ylli i Totenhemit, Son Heung-min iu afrua edhe një hap më shumë synimit të tij të madh që t’i shpëtojë shërbimit ushtarak, pasi i dha fitoren Koresë së Jugut në Lojërat Aziatike. Son shënoi golin e vetëm në fitoren 1-0 ndaj Kirgizstanit, veçse formacioni koreanojugor doli vetëm në vendin e dytë në grup, ndonëse u kualifikua mes 16 ekipeve më të mira të kontinentit.
Koreja e Jugut duhet të fitojë medaljen e arit që Son të përjashtohet nga shërbimi ushtarak, në bazë të ligjit që ushtrisë i shpëtojnë vetëm ata që kryejnë shërbime të shquara për vendin. Për fat të keq, shorti për të tetat e finaleve është i vështirë pasi përballë do të jetë Irani. Son duhet të bëjë ç’mos që sërish të fitojë, ndryshe duhet t’i thotë mirupafshim për disa kohë Premier Ligës.
Sfidanti.al